Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 09:45
Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lëndu, fatmirësishtë jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)