Vjosa Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pas çmimeve të fituara

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 10:59
Vjosa Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pas çmimeve të fituara

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka dominuar natën e mbrëmshme në ‘Brit Awards’ duke fituar dy çmime të rëndësishme.

Dua u shpërblye fillimisht për çmimin ‘Artistja më e mirë solo e vitit’, e që më pas fitoi edhe një nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes, ‘Albumin më të mirë të vitit”.

E lumtur për këtë arritje të 24-vjeçares u shpreh edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila uroi këngëtaren përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.

Brits Award njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbreterinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)