Në këto orare mund të vaksinoheni sot në Prishtinë e komunat tjera

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 11:06
Në këto orare mund të vaksinoheni sot në Prishtinë e komunat tjera

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur dje se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të filloj sot për personat e moshës mbi 65 vjeç, me prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova.

Sipas MSH’së, ky do të jetë orari i vaksinimit:

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

 (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) 

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) 

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina  (Salla “1Tetori”, Prishtinë) 

Të gjitha komunat: Në QKMF

(Kosova Sot Online)