Prishtinasi blen dhe, në kamion gjen granatë e fishekë

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 11:25
Prishtinasi blen dhe, në kamion gjen granatë e fishekë

Një burrë nga Prishtina ka njoftuar policinë se ka blerë dhe, por gjatë shkarkimit të tij, në kamion ka gjetur granatë dore dhe fishekë të armës së zjarrit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Latif Maloku” në Hajvali, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ankuesi ka bërë të ditur se në kamion ka gjetur 192 fishekë të armës së zjarrit dhe një granatë dore.

“Rr. Latif Maloku Hajvali, Prishtinë, 11.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte blerë një kamion me dhe por gjatë shkarkimit të dheut janë gjetur një granatë dore dhe 192 fishek të amës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së ku edhe i kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit e dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)