Burri nga Malisheva bëhet për spital, sulmohet me mjet të fortë nga dy personala

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 11:42
Burri nga Malisheva bëhet për spital, sulmohet me mjet të fortë nga dy personala

Një burrë nga Malisheva ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar me mjet të fortë. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPORË/Malishevë, 10.05.2021-22:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë pasi që i njëjti ishte sulmuar me mjet të fort nga i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes, viktima kishte pësuar lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Gjatë zhvillimeve te hetimeve janë marrë veprime ku dyshohet se viktima është sulmuar nga dy persona. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)