20-vjeçaren e lidhin, e torturojnë e më pas e vrasin në sy të vajzës 11-muajshe

  • G.g /
  • 12 May 2021 - 14:26
20-vjeçaren e lidhin, e torturojnë e më pas e vrasin në sy të vajzës 11-muajshe

Caroline Crouch, ka mbetur e vdekur pas një bastisjeje në shtëpinë e saj, nga tre burra të armatosur, të cilët vranë edhe qenin e familjes, e më pas 20-vjeçaren.

Hetuesit thonë se bastisja filloi rreth orës 04:30 të mëngjesit kur banda iu afrua shtëpisë së çiftit dhe theu një kamerë të sigurisë.

Ata më pas thyen një dritare të bodrumit për të hyrë brenda në pronë dhe gjetën qenin e familjes poshtë.

Policia thotë se kafsha u mbyt duke përdorur zinxhirin e saj para se të lihej të varej në gardhin e shtëpisë.

Burrat pastaj u ngjitën lart në një dhomë gjumi në ku çifti po flinte pranë fëmijës së tyre.

Babis (bashkëshorti i Caroline) u sulmua i pari – me burrat që e prangosën atë në një pjesë të shtratit dhe i mbuluan sytë dhe gojën me shirit ngjitës.

Ata më pas vazhduan me Caroline, në cilën e lidhën duke përdorur një bluzë. Për rreth një orë ata e torturuan atë, duke kërkuar vendndodhjen e parave dhe bizhuterive të familjes, të cilat mendohet se ishin mbajtur në një kasafortë.

Sipas mediave atje, hajdutët i drejtuan armën foshnjës, duke bërë që Caroline të bërtiste për ndihmë. Për ta mbajtur të qetë, hajdutët e vranë Carolinen, me një jastëk apo bluzë.

Më pas, hajdutët morën nga shtëpia e çiftit 33 mijë euro në para dhe bizhuteri dhe ikën.

Policia greke është në kërkim të hajdutëve, ndërkaq Qeveria ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 300 mijë eurosh për ata që japin informata mbi të dyshuarit.

“Policia thotë se tre burra – disa prej të cilëve ishin të armatosur me pistoleta – hynë në shtëpinë e familjes rreth orës 5 të mëngjesit ndërsa një i katërt qëndroi roje jashtë. Treshja vrau qenin e familjes, pastaj e torturoi Caroline për një orë për ta bërë atë të zbulonte vendndodhjen e gjërave me vlerë të familjes, para se ta mbyste atë. Burrat më pas morën stoli me vlerë 21,500 dhe 13,000 £ në para, dhe ikën”.

Bashkëshorti i Caroline, Babis, mezi kishte arritur ta merrte telefonin për ta telefonuar shërbimet e urgjencës.

Sipas faqes së lajmeve Ta Nea, Babis i tha policisë se burrat të cilët flisnin greqisht, i kishin thënë Caroline se do të lëndonin foshnjën nëse ajo nuk e tregon vendndodhjen e kasafortës.

Theodoros Kronopulos, një zëdhënës i policisë greke, i përshkroi sulmet si një “krim të rëndë, të kryer me egërsi të jashtëzakonshme”.

“Një barbarizëm i tillë është i rrallë për Greqinë,” shtoi ai.

(Kosova Sot Online)