Lumir ​Abdixhiku dhe ambasadori gjerman Rohde flasin për liberalizimin e vizave

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 15:27
Lumir ​Abdixhiku dhe ambasadori gjerman Rohde flasin për liberalizimin e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku priti sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde.

Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.

(Kosova Sot Online)