Pasojat shkatërruese të konfliktit mes Izraelit e palestinezëve përmes fotografive

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 15:44
Pasojat shkatërruese të konfliktit mes Izraelit e palestinezëve përmes fotografive

Luftimet e ashpra mes izraelitëve dhe palestinezëve, kryesisht përmes aeroplanëve luftarakë dhe raketave tokë-ajër, kanë vazhduar edhe të mërkurën, duke shënuar viktima të reja.

Përmes fotografive nga zona e konfliktit shihen pasojat e rënda që po shkaktojnë sulmet me raketa dhe artileri të rëndë nga të dyja palët.

Një rafineri nafe duke u djegur në Izrael pasi u godit nga raketa

Ndërtesa të rrënuara ose të dëmtuara rëndë, raketa e tanke në aksion, ekipe të emergjencës duke bartur njerëz të lënduar, prindër me fëmijë duke ikur, vetura të shkatërruara nën rrënoja, njerëz duke bartur kufoma e nëna që vajtojnë për më të dashurit e tyre janë disa nga skenat e tmerrshme që vijnë nga Gaza dhe Izraeli.

(Kosova Sot Online)