Oryan: Hamasi po i përdorë paratë e SHBA-së dhe Evropës për raketa kundër Izraelit

  • A.P /
  • 13 May 2021 - 21:00
Oryan: Hamasi po i përdorë paratë e SHBA-së dhe Evropës për raketa kundër Izraelit

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Hamsi po i përdorë paratë e SHBA’së dhe Evropës për raketa kundër Izraelit.

“Qartazi Hamasi po e çon popullsinë e atjeshme drejt një gjendjeje të tmerrshme. Vetëm mendoni për tërë koston e fishekzjarrëve dhe raketave që po lëshohen drejt Izraelit – 1.500 raketa dhe tërë njerëzit që punojnë për to. Shumë të holla kanë ardhur nga shtetet evropiane, nga Shtetet e Bashkuara, nga vendet e tjera me qëllim për t’i ndihmuar palestinezët, por ata i përdorin të hollat për gjëra të tjera. Ata i përdorin të hollat për të hapur tunele, për të krijuar raketa dhe natyrisht, kur i fusni paratë në këto gjëra, nuk mund t’i fusni në arsim dhe në pasurim”, ka thënë Ambasadori Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

(Kosova Sot Online)