Të vaksinuar dhe milionerë, lotaria që synon arritjen e “imunitetit të tufës”

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 07:58
Të vaksinuar dhe milionerë, lotaria që synon arritjen e “imunitetit të tufës”

Më shumë se 4.2 milionë banorë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tashmë të vaksinuar, të paktën me një dozë. Por kjo nuk mjafton, për autoritetet lokale.

Të vaksinuarit përfaqësojnë vetëm 32% të popullsisë totale, në vendin që opinioni publik ndërkombëtar e njeh më së shumti si një nga shtetet tradicionalisht kyçe në zgjedhjet presidenciale.

Një shifër e ulët për të arritur imunitetin e tufës shumë të shpresuar, dhe për këtë arsyeje, guvernatori republikan Mike de vine ka vendosur një sistem të veçantë për të shtyrë njerëzit drejt vaksinimit.

Të gjithë ata që kanë marrë edhe një dozë të vetme vaksine do të jenë pjesë e një lotarie ku çmimi final është shuma ndjellëse e 1 milion dollarëve. Në lotari do të marrin pjesë personat në moshë madhore, ndërkohë që do të ekzistojë një short tjetër për më të vegjlit, ku do të ndahen bursa të plota në universitetet publike të shtetit amerikan.

Vendimi hasi polemika për faktin se shpenzoheshin fonde publike, por guvernatori e mendon ndryshe. “Nuk është shpërdorim parash, shpërdorimi i vërtetë është të kesh ende viktima nga COVID-19, ndërkohë që vaksina gjendet në dispozicion të kujtdo”, deklaroi guvernatori.

Në shtetin amerikan, si dhe në pjesë të tjera të SHBA-së, mendohet se detyrimi i mbajtjes së maskave do të bie pas tre javësh, edhe pse do të mbetet në ambientet e mbyllura publike.

(Kosova Sot Online)