LDK del në konferencë për media sot në ora 14:00

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 09:11
LDK del në konferencë për media sot në ora 14:00

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të dalin sot në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë që ka nisur partia që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, në njoftim nuk bëhet e ditur tema për të cilën do të flitet.

Konferenca do fillojë në ora 14:00.

“Me datë 14 maj 2021, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.  Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)