Mbi 5 mijë e 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 09:17
Mbi 5 mijë e 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Javët e fundit kanë shënuar rënie të rasteve ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin raste aktive me këtë sëmundje janë 5749 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste.

Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fitër Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.

Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID në ditët e festave.

(Kosova Sot Online)