Macroni poston në gjuhë të vështira: arabisht, hebraisht e armenisht

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 11:03
Macroni poston në gjuhë të vështira: arabisht, hebraisht e armenisht

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk njihet si njohës i shumë gjuhëve të huaja. Sidoqoftë, vetëm gjatë dy javëve të para të majit, ai ka publikuar postime në katër gjuhë të huaja, të cilat janë shumë të vështira për t’u mësuar nga të huajt. Se sa i njeh vërtet këto gjuhë presidenti francez, nuk dihet.

Më 1 maj, presidenti francez publikoi një postim në Facebook me një fjali në gjuhën hindi, që është gjuhë zyrtare e Indisë. Fjalinë në gjuhën e huaj e shkroi në postimin me fotografi të ndihmave mjekësore që iu dërguan Indisë shkaku i gjendjes së rëndë me pandeminë e koronavirusit.

Në orët e vona të së enjtes, rreth një orë para mesnatës, ai publikoi një postim në një gjuhë tjetër të huaj – armenisht. Përmes këtij postimi ai e kërkoi tërheqjen e forcave azere nga territori i Armenisë.

https://www.facebook.com/EmmanuelMacron/posts/3139503412948890

Të premten, Macroni publikoi dy postime në dy gjuhë të ndryshme – në të njëjtën kohë, në orën 9 e 10 minuta. Njëri postim ishte në gjuhën arabe, ndërsa tjetri në gjuhën hebreje. Të dyja postimet e kanë përmbajtjen e njëjtë. Në to, Macroni bëri thirrje për ndaljen e dhunës në Lindjes e Mesme, armëpushim, dialog, qetësi e paqe.

https://www.facebook.com/EmmanuelMacron/posts/3139852982913933

Përdorimi i gjuhëve të huaja nga liderët shtetërorë vlerësohet si mënyrë për shprehje të afërsisë me një vend a popullsi të caktuar dhe si përpjekje për të fituar më shumë simpati e pranim të mesazhit.

https://www.facebook.com/EmmanuelMacron/posts/3139853039580594

Në rastin konkret, postimi i Macronit në gjuhën armene është shenjë e përkrahjes së vazhdueshme që Franca ia ka dhënë Armenisë dhe mund të jetë edhe si përpjekje për fitimin e përkrahjes së diasporës së madhe armene të Francës para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)