Rusia del kundër Izraelit: Ndalini menjëherë ndërtimet në territoret palestineze

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 11:48
Rusia del kundër Izraelit: Ndalini menjëherë ndërtimet në territoret palestineze

Rusia e ka shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit për ndërprerjen e ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze.

Sergei Vershinin, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t’i ndalë të gjitha aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze, raporton agjencia RIA.

Ky zyrtar gjithashtu tha se Moska bën thirrje për respektimin e status quo-së së vendeve të shenjta në Jerusalem.

Ndërkohë Kremlini përmes një deklarate tha se Rusia shpreh shqetësim serioz për përleshjet e vazhdueshme dhe rritjen e numrit të njerëzve të vrarë e të plagosur.

Në deklaratë thuhet se presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirre palëve që t’i ulin tensionet dhe që çështjet e mbetura pezull të zgjidhen në mënyrë paqësore.

(Kosova Sot Online)