Vaksina mbërrin edhe në fshatrat e izoluara të Malit të Zi

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 14:23
Vaksina mbërrin edhe në fshatrat e izoluara të Malit të Zi

Ekipe të punonjësve mjekësorë po shkojnë në disa prej zonave më të izoluara të Ballkanit, si pjesë e nismës së Malit të Zi për vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19.

Një automjet me punonjës shëndetësorë dhe një vullnetar të Kryqit të Kuq udhëton drejt një fshati malor në zonën e izoluar të Kollashinit, në pjesën qendrore të Malit të Zi.

Punonjësit shëndetësorë në fshatin malor të Levishtës, më 10 maj.

Një fshatare merr një dozë të vaksinës kundër COVID-19, afër një distiluesi të alkoolit në Levishtë.

Mali i Zi ka një popullsi prej rreth 620.000 banorësh, afro një e treta e të cilëve jetojnë në komunitete rurale.

Një punonjëse shëndetësore dhe një vullnetar i Kryqit të Kuq ecin nëpër fshat drejt marrësit të radhës të vaksinës.

Punonjësit përgatitin vaksinat për një çift të moshuarish në Redice të Kollashinit. 

Mali i Zi ka marrë në fillim të majit nga Bashkimi Evropian nja 42.000 doza të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech.

Një vullnetar i Kryqit të Kuq i bart dozat e vaksinave nëpër fshatin malor.

Bashkimi Evropian është kritikuar nga disa politikanë në Ballkan se nuk i ka dhënë ndihmë më të madhe rajonit – përfshirë vendeve kandidate dhe joanëtare – kur ajo është nevojitur më së shumti gjatë pandemisë.

Vendëset presin për të marrë vaksinën.

Një punonjëse mjekësore përgatit një injeksion, teksa një fshatare e moshuar pret. 

Deri më 12 maj, pak më shumë se 5 për qind e popullatës së Malit të Zi është vaksinuar plotësisht.

Fshatarët flasin me ekipin e punonjësve mjekësore pas marrjes së vaksinave.

Një punonjëse shëndetësore plotëson dokumente gjatë ekspeditës në fshat.

Pas vaksinimit, fshatarët pushojnë nën rrezet e diellit pranveror në fshatin Bojiqi të Kollashinit. 

Një grua e moshuar merr vaksinën.

Më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Malin e Zi, që kur pandemia shpërtheu në fillimin e 2020-ës. 

(Kosova Sot Online)