U kapën me 15 kg drogë, arrestohen 4 anëtarët e kartelit shqiptar

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 20:04
U kapën me 15 kg drogë, arrestohen 4 anëtarët e kartelit shqiptar

Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptarë dhe një shtetas italian, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”.

Ky i fundit u shpërbë shtatorin e shkuar gjatë operacionit “Los Blancos”.

Tre shqiptarët, të cilët janë të moshës nga 32 deri në 47-vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni që u zhvillua mes dhe zonës së Emilia Romagna-s, pasi u kapën me 15 kg lëndë narkotike të llojit  marijuanë, raportojnë mediat në vend.

Nga hetimet u zbulua se grupi e merrte kokainën nga Holanda kurse marijuanën nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Për rastin në fjalë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në kërkim.

Karteli “Kompania Bello” u shpërbë pas një hetimi 5-vjeçar nisur më 2015, pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari që u arrestua në Dubai ndërsa mbante emrin e rremë Denis Matoshi

(Kosova Sot Online)