Deputetët të gatshëm të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX’it

  • E.K /
  • 14 maj 2021 - 21:36
 Deputetët të gatshëm të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX’it

Deputetët të gatshëm të dëgjojnë dëshminë e ish gjyqtarit të Eulex-it për punën e këtij misioni.

Eulexi u vendos në Kosovë në vitin 2008.

Ky Mision i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit njërin ndër synimet kryesore e kishte zbardhjen e krimeve të luftës.

Por, duket që Eulex ka dështuar në këtë pikë.

Madje për këtë po thotë që ka fakte edhe një ish-personalitet i lartë i këtij misioni.

Ish gjyqtari i Eulexit,  Malcolm Simmons thotë që posedon dëshmi që tregojnë pse nuk u dërgua deri në fund zbardhja e rasteve në lidhje me krimet e luftës që kishte në duar Eulex.

Në Komisionin për Legjislacion janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë Simmons kurdo që ai do del para tyre.

Simmons ka propozuar edhe themelimin e një komisioni hetimor për këtë çështje, por sa mund të bëhet një hap i tillë?

E në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që faktet që Simmons thotë që ka mund t’i hyjnë në punë prokurorisë speciale.

Zekaj thotë që kjo dëshmi do të luajë rol në aspektin politik, respektivisht në zbardhjen e të vërtetë për misionin e Eulexit.

Simmons edhe në legjislaturën e kaluar ka bërë kërkesë për raportim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me punën e Eulexit.

(Kosova Sot Online)