Hajnat edhe ditën e Bajramit, vjedhin një veturë në Ferizaj

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 21:50
Hajnat edhe ditën e Bajramit, vjedhin një veturë në Ferizaj

Ditën e Bajramit është vjedhur një veturë me targa të huaja në Ferizaj.

Pronari i saj  rastin e ka denoncuar tek forcat e rendit të cilat po e kërkojnë veturën.

Policia njofton se në Ferizaj me 13 maj 2021 rreth orës 14:50, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa të huaja. 

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore si veturë e vjedhur.

(Kosova Sot Online)