Shkaku i djegies së mbeturinave, banorët e Fushë Kosovës mbesin edhe pa ujë

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 23:48
Shkaku i djegies së mbeturinave, banorët e Fushë Kosovës mbesin edhe pa ujë

Nga hedhja dhe pastaj djegja e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).

Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë.

Kështu njofton Ujësjellësi Rajonal 'Prishtina'.

"Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri" thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)