Sulmoi seksualisht një të mitur, prokurori e liron burrin nga Skenderaj

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 08:55
Sulmoi seksualisht një të mitur, prokurori e liron burrin nga Skenderaj

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “sulm seksual”, e që më pas është liruar. Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh që më vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Skenderaj 14.05.2021-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )