Si është sot gjendja te salla “1 Tetori”, pamje nga qendra

  • S.A /
  • 15 May 2021 - 09:12
Si është sot gjendja te salla “1 Tetori”, pamje nga qendra

Procesi i vaksinimit po vazhdon edhe gjatë të shtunës në sallën “1 Tetori”, këtë herë pa asnjë tollovi të krijuar nga qytetarët. Për t’i ikur grumbullimit të njerëzve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se vaksinimi kundër Coronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por duke theksuar se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga MSh-ja.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim. Sipas të njëjtit, vaksinimi edhe në komunat e tjera do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit. 

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit.

Tollovia nxiti edhe reagimin e partive opozitare në Kosovë, të cilat e akuzuan Qeverinë për dështim në menaxhimin e vaksinimit.

(Kosova Sot Online )