Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 11:03
Tollovi e madhe në QKMF-në e Ferizajt për marrjen e vaksinës, publikohen pamje

Sot ka filluar vaksinimi anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit, teksa vaksinimi po vazhdon e dhe tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.

Vaksinimi sot ka filluar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Sikurse dje tek salla “1 Tetori”, edhe në QKMF-në në Ferizaj janë shkaktuar radhë të gjata të personave që po presin që ta marrin vaksinën anti-Covid.

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës  në Ferizaj, Gëzim Kokollari ka publikuar pamje në “Facebook”, nga kjo QKMF.

 “Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj. Vakcina me “erë shteti””, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)