Raketat palestineze bien në Beersheba të Izraelit, 19 persona dërgohen në spital

  • G.G /
  • 15 May 2021 - 12:14
Raketat palestineze bien në Beersheba të Izraelit, 19 persona dërgohen në spital

Në qytetin izraelit të Beershebas, 19 persona janë dërguar në spital pas raketave të hedhura nga militantët prej Gazës.

Mediet izraelite raportuan se këta persona u lënduan lehtë përderisa po vraponin drejt strehimoreve, ndërsa tre prej tyre pësuan shok, shkruan BBC.

Sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan në një pjesë të madhe të kësaj zone, duke i nxitur banorët që të nxitojnë drejt strehimoreve.

Në Beersheba dhe Ashdod, disa ndërtesa janë goditur nga raketat. Sipas forcave izraelite, vetëm gjatë natës së kaluar në drejtim të qyteteve izraelite janë hedhur rreth 200 raketa.

Raportohet se që nga fillimi i luftimeve të hënën e kësaj jave, në Izrael janë vrarë tetë persona, përfshirë një ushtar.

Numri i viktimave është shumë më i madh në Gaza – 132, përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, sipas zyrtarëve palestinezë.

(Kosova Sot Online)