LDK’ja mbështet fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid

  • G.G /
  • 15 May 2021 - 12:52
LDK’ja mbështet fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e mbështesin fuqishëm ngritjen e një padie nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.

Në një konferencë për medie, të mbajtur nga Departamenti për Rend, Ligj dhe Siguri në LDK, Shkëmb Manaj, u përgjigj pyetjes së medias në lidhje me padinë ndaj Serbisë, duke thënë se për këtë proces duhet të përfshihet të gjithë mekanizmat profesional

“E mbështesim fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid, por vlerësojmë që në këtë proces të gjitha institucionet e vendet, ekspertët ndërkombëtarë e vendor të angazhohen që kemi fakte të paraqesim që është kryer gjenocid në Kosovë”, u shpreh ai.

Ndërsa, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se për këtë çështje do të mbajnë konferencë të veçantë.

“Së shpejti do ta organizojmë konferencën për politiken e Jashtme dhe do të tregojmë kriteret tona, sepse padyshim që kemi një qëndrim”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)