Egjipti dërgon autoambulanca në Gaza për t’i marrë të lënduarit

  • G.G /
  • 15 May 2021 - 12:58
Egjipti dërgon autoambulanca në Gaza për t’i marrë të lënduarit

Egjipti ka dërguar pesëmbëdhjetë autoambulanca në Gaza për t’i marrë palestinezët e lënduar dhe për t’i trajtuar në spitalet egjiptiane, thanë zyrtarët mjekësorë.

Fillimisht, dhjetë autoambulanca hynë në territorin e Gazës përmes pikëkalimit Rafah, i cili përndryshe është i mbyllur për pesë ditë gjatë Bajramit dhe fundjavës.

Sidoqoftë, Reuters raportoi se ky pikëkalim pritet të hapet për qarkullim të hënën.

Pesë autoambulanca të tjera u dërguan më vonë në Gaza, ndërsa tri spitale në Egjipt kanë shprehur gatishmëri për të ofruar trajtim për të lënduarit, thanë burimet lokale dhe zyrtarët shëndetësorë.

Sipas zyrtarëve në Gaza, rreth 950 persona janë lënduar që nga fillimi i luftimeve të hënën.

(Kosova Sot Online)