Ciklon shkatërrues në këtë vend, katër të vdekur

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 09:38
 Ciklon shkatërrues në këtë vend, katër të vdekur

Një ciklon i ashpër ndodhi në detin Arabik në Indinë jugperëndimore me erëra që arrinin deri në 140 kilometra në orë (87 milje në orë), duke shkaktuar reshje të mëdha shiu dhe përmbytje që sipas deklaratave të autoriteteve ditën e diel, kanë vrarë të paktën katër njerëz.

Cikloni Tauktae, stuhia e parë e madhe e sezonit, sipas Departamentit të Meteorologjisë në Indi pritet të zbarkojë të martën në shtetin Gujarat.

Stuhia masive ka të ngjarë të ndërhyjë dhe në luftën e Indisë me COVID-19, luftë që duhet thënë është e ashpër, me shifra gjithnjë e më shqetësuese të humbjeve të jetëve prej coronavirus-it.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave të shtetit Karnataka në jugperëndim, në zonat përgjatë bregdetit Arabik katër njerëz u vranë dhe 73 fshatra u dëmtuan rëndë të dielën prej ciklonit.

Stuhia, me një shpejtësi prej 11 kilometra në orë (7 milje në orë), ishte aktualisht 660 kilometra (410 milje) në jug-juglindje të Veraval në shtetin Gujarat, tha Departamenti Meteorologjik i Indisë.

Në këtë rajon, ciklonet shkatërruese nuk janë për t’u habitur, por ndryshimet klimatike kanë bërë që ato mos të jenë të shpeshta aq sa intensive.

9Kosova Sot Online)