Prizren: Gjen portofolin me para dhe dokumente, e dorëzon në polici

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 10:46
 Prizren: Gjen portofolin me para dhe dokumente, e dorëzon në polici

Policia e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një portofol me dokumente dhe para të cilat i ka dorëzuar në polici

Rasti ka ndodhur më 15 maj, ndërkaq qytetari e ka gjetur portofolin në oborrin e një qendre tregtare.

“Me datë 15 maj 2021, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, tregoj një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i dorëzoi menjëherë në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në stacionin e policisë është paraqitur edhe personi të cilit i përket portofoli.

“Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe paratë janë dorëzuar në polici nga një qytetar i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit.

(Kosova Sot Online)