Në Komoran të Drenasit vetëplagoset një person

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 11:02
Në Komoran të Drenasit vetëplagoset një person

Një person është vetëplagosur dje në fshatin Komoran të Drenasit.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet mbeten akoma të panjohura.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Komoran, Gllogoc, 16.05.2021-10:30. Viktima mashkull kosovar për shkaqe të pa njohura është vet plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe po merren me hetimin e rastit.

(Kosova Sot Online)