Presidentja Osmani takohet me Presidentin kroat, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 12:26
Presidentja Osmani takohet me Presidentin kroat, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani na kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar sot homologun kroat Zoran Milanoviq.

Të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të  intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët. Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane.

Në takim u bisedua edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që  Presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)