Pamje nga vendi i ngjarjes – kapja e kokainës/ Forca të shumta të policisë në Lipjan

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 15:24
 Pamje nga vendi i ngjarjes – kapja e kokainës/ Forca të shumta të policisë në Lipjan

Forca të shumta të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në hyrje të Lipjanit, aty ku dyshohet se ndodhet sasia e kapur e kokainës, që sipas informacioneve të para është rreth 400 kg.

Katërqind kilogramë kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili dhe sipas raportimeve të mediave shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës edhe përkundër përpjekjeve të shumta të medias, për marrjen e informacioneve zyrtare.

Besohet se deri me tani të paktën dy persona janë prangosur, mirëpo policia nuk është deklaruar as për arrestimet.

Media ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)