Një person nga Podujeva raporton në Polici se i është zhdukur gruaja dhe vajza e mitur

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 09:43
 Një person nga Podujeva raporton në Polici se i është zhdukur gruaja dhe vajza e mitur

Një burrë nga Podujeva ka raportuar në Polici zhdukjen e bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Sipas tij, ato kanë dalë nga shtëpia më 14 maj. Rasti është duke u hetuar.

“Podujevë 14.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull   kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)