Një grua nga Fushë Kosova ngacmohet sek*ualisht nga një burrë i panjohur

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 09:51
 Një grua nga Fushë Kosova ngacmohet sek*ualisht nga një burrë i panjohur

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë të cilin nuk e njeh.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se i dyshuari është i panjohur për të.

“F. Kosovë 17.05.2021-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur për viktimën. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet  në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)