Parkingu bëhet mollë sherri për kosovarët, prishtinasi kërcënon me armë dy persona

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 10:01
 Parkingu bëhet mollë sherri për kosovarët, prishtinasi kërcënon me armë dy persona

Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një parking, ka kanosur me armë dy persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Policia ka njoftuar se është bërë edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një parking ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)