Lexoni edhe:
Magbule Shkodra tregon arsyen e dorëheqjes nga AAK-ja e Ramush Haradinajt
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.
Në raport thuhet se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.
Magbule Shkodra tregon arsyen e dorëheqjes nga AAK-ja e Ramush Haradinajt Lexoni edhe:
Aty theksohet se përkundër përpjekjeve për të ndërlidhur njohuritë dhe aftësitë profesionale me nevojat dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut të punës, ky sistem është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo ka ndikuar që institucionet përgjegjëse të mos jenë të suksesshme bë arritjen e qëllimeve të synuara.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se kanë synim ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës.
“Ndërlidhja e aftësimit profesional me tregun e punës dhe ndërlidhja e programit me tregun e punës janë një nga synimet e punës tonë”, tha ajo.
Kryetari i komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të ketë një destigmatizim të profileve profesionale, pasi që tha se shumica e nxënësve drejtohen drejtë gjimnazeve dhe jo shkollave profesionale.
“Të orientohemi edhe në një destigmatizim të profileve profesionale. Krejt orientimi i shkollimit ka qenë nëpër gjimnaze”, tha ai.
Kryetarja e komisionit për mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami, tha se arsimi mund të reformohet vetëm nëse është prioritet nacional dhe i kryeministrit.
“Arsimi nuk reformohet duke qenë prioritet i ministrit të arsimit, por duhet të jetë prioritet i kryeministrit duhet të jetë projekt nacional. Ne kemi me e përkrahë çdo reformë që dërgon drejte ngritjes së cilësisë”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)