Xhelal Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 13:12
 Xhelal Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka anuluar tenderin në vlerë 21 milionë euro, për furnizim me dokumente personale identifikuese. Ky tender ishte hapur në kohën sa në krye të MPB’së ishte Agim Veliu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është se argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

“Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, MInistria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove.

Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)