Luftimet mes Izraelit e Palestinës po shkaktojnë dhimbje: Fotot që e dëshmojnë këtë

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 13:42
 Luftimet mes Izraelit e Palestinës po shkaktojnë dhimbje: Fotot që e dëshmojnë këtë

Luftimet mes Izraelit dhe grupeve të armatosura palestineze po vazhdojnë edhe të martën, ndonëse me ritëm pak më të ulët. Komuniteti ndërkombëtar ka ngritur shqetësime për ndikimin që dhuna po e ka mbi popullatën civile.

Fotografi prekësve janë publikuar nga Gaza dhe Izraeli gjatë ditëve të fundit, me ç’rast raketat kanë shkatërruar shtëpi e ndërtesa tjera e kanë detyruar mijëra njerëz që të kërkojnë strehim në vende tjera.

Një baba duke e vajtuar vdekjen e vajzës 12-vjeçare në Gaza (Getty Images)

Agjencitë e njohura të lajmeve dhe kompanitë që merren me foto-reportazhe ndërkombëtare kanë shkrepur fotografi rrëqethëse të familjarëve që vajtojnë për humbjen e më të dashurve të tyre, shkruan Gazeta Express.

Familjarët dhe miqtë e një ushtari të vrarë izraelit duke vajtuar në funeralin e tij (Reuters)

Anëtarët e familjes Abu Dayer nga Gaza duke e vajtuar humbjen e dy familjarëve (Getty Images)

Një grua palestineze duke e vajtuar humbjen e familjarëve nga sulmet ajrore (Getty Images)

Një palestinez shihet i kërrusur mbi rrënojat e shtëpisë që iu shkatërrua nga sulmet ajrore. Nën rrënoja u zunë edhe disa anëtarë të familjes së tij. (Getty Images)

(Kosova Sot Online)