Familja e dinte të vdekur, e moshuara zgjohet para se t’i vinin zjarrin për ta djegur

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 14:10
 Familja e dinte të vdekur, e moshuara zgjohet para se t’i vinin zjarrin për ta djegur

Një grua e moshuar do digjej për së gjalli, nëse nuk do të ishte zgjuar në kohë.

Familja e mendonte të vdekur dhe po përgatitej për ta djegur atë në ceremoninë e varrimit.

Ngjarja ka ndodhur në Indi. Sipas medieve të huaja, 76 vjeçarja kishte një problem shëndetësor dhe po priste bashkë me familjen ambulancën.

Teksa po prisnin, asaj i ra të fikët dhe familja mendoi se ajo kishte vdekur dhe kështu ata filluan përgatitjen për djegien e trupit.

(Kosova Sot Online)