Në konfliktin Izrael – Palestinë e pësojnë edhe dy të huaj, vriten nga raketa e Hamasit

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 15:34
 Në konfliktin Izrael – Palestinë e pësojnë edhe dy të huaj, vriten nga raketa e Hamasit

Izraeli po i vazhdon sulmet ajrore në Gaza, ndërsa militantët palestinezë e vazhduan hedhjen e raketave edhe të martën pas një zvogëlimi të shkurtër të dhunës.

Udhëheqësit izraelitë thanë se do të vazhdojnë me sulmet tash për tash për t’i shkatërruar kapacitetet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, pavarësisht thirrjes së Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera botërore për t’i dhënë fund konfliktit.

Dy punëtorë tajlandezë u vranë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën nga një raketë palestineze që ra në një fermë izraelite pranë kufirit. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën Hamasi dhe Xhihadi Islamik.

“Luftimet nuk do të pushojnë derisa të sjellim qetësi të plotë dhe afatgjate”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, duke e fajësuar Hamasin për eskalimin e situatës më të rëndë në vitet e fundit, shkruan Reuters.

Zyrtarët mjekësorë në Gaza thanë se 2013 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, përfshirë 61 fëmijë e 36 gra, ndërsa mbi 1.400 të tjerë janë lënduar. Në anën tjetër, autoritetet izraelite kanë thënë se 12 persona janë vrarë deri më tash në Izrael, përfshirë dy fëmijë.

Rreth 450 ndërtesa në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra të kujdesit parësor shëndetësor, sipas agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)