Shpërthejnë shakatë edhe për konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 15:39
Shpërthejnë shakatë edhe për konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë

Të shtunën në Lipjan është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës, Italisë dhe Shqipërisë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 400 kilogramë kokainë. E si për gjithçka tjetër që ndodh në Kosovë, edhe për këta rast, kanë shpërthyer shakatë në rrjetet sociale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale qysh pas aksionit në Lipjan, kanë filluar shakatë lidhur me konfiskimin e 400 gramëve kokainë.

Ata kanë publikuar fotografi të Lipjanit, duke e krahasuar me Meksikën e Kolumbinë, vende këto ku kartele të drogës zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Përveç qytetarëve, ka reaguar edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ai me ironi ka thënë se në komunën që ai e udhëheq është e lehtë të bësh jetë, por jo edhe të kalosh transit.

Një qytetar ka publikuar flamurin e Kosovës, ku në vend të yjeve ka vendosur kokainë.

Një tjetër qytetar ka shkruar në Facebook se ka arritur donacioni me vaksina nga Kolumbia.

Këto janë vetëm disa prej fotografive me të cilat qytetarërt kanë ironizuar në rrjete sociale pas sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë:

(Kosova Sot Online)