Vritet një person në Pejë

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 16:30
Vritet një person në Pejë

Një ka vdekur sot pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Pejë sot rreth orës 15:36 në rrugën “Gjin Gazuli”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

“Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)