
Lexoni edhe:
Lajçak takohet me Kurtin, bisedojnë për vazhdim të dialogut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan lirimin e të burgosurit më të vjetër nga burgu i sigurisë së lartë në Guantanamo. Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Saifullah Paracha, i cili vuan dënimin që nga viti 2004.
Paracha, i cili më parë jetonte në Nju Jork, ishte një biznesmen i pasur nga Pakistani para se të kapej në Tajlandë në 2003. Ai ndër të tjera, vuan nga zemra dhe diabeti.
Lajçak takohet me Kurtin, bisedojnë për vazhdim të dialogut
Lexoni edhe:
Përveç tij, u miratua edhe lirimi i Uthman Abd al-Rahim Uthman nga Jemeni, i burgosur në Guantanamo që nga viti 2002, (viti i hapjes së super burgut) dhe pa asnjë akuzë.
Aktualisht burgu strehon 40 të burgosur krahasuar me 700 në 2003, kur arriti kulmin. Ashtu si ish-presidenti Barack Obama, edhe Joe Biden dëshiron të mbyllë Guantanamon.
(Kosova Sot Online)