Berisha: Vlera e drogës është 600 mijë euro

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 21:37
Berisha: Vlera e drogës është 600 mijë euro

Besnik Berisha, avokati i Izet Sheqirit, ka thënë se vlera e kokainës që është kapur në Kosovë është 600 mijë euro.

Edhe pse thuheshin vlera të ndryshme të vlerës së drogës, nga 20 milionë e deri në shuma miliardësh, sipas Berishës vlera e drogës në Brazil është 600 mijë euro.

Kjo sepse, sipas avokatit, ajo drogë nuk do të do të shitej në gramë andaj vlera e saj është më e vogël.

“Bëhet fjalë 600 mijë euro vlerë, jo për 20 milionë euro, se nuk e kanë nda me shit në gramë”, është shprehur Berisha.

Ndwrsa Gazetari Parim Olluri ka thënë se lajmi që vlera e drogës së sekuestruar në qytetin e Lipjanit dje nuk është 6 miliardë euro, por është shumë më pak.

Sipas tij vlera është 20 milionë euro, por raportimet nga disa media në Republikën e Shqipërisë në fillim të aksionit ishin të gabuara andaj edhe kishte gabime për shifrën.

“Vlera është 20 milionë euro. Në fillim dolën lajme se ishin 6 miliardë. Por kjo ishte gabim. Kështu doli në fillim lajmi në medie të Shqipërisë. Kështu pastaj u raportua edhe në Kosovë. Ndoshta më mirë që ndodhi ky gabim pasi që u rritë kureshtja e qytetarëve për këtë çështje”, tha ai.

Ndryshe, një sasi e madhe kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 400 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.

Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh.

Aksioni ishte një koordinim ndërkombëtar i autoriteteve nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe SHBA-ja.


(Kosova Sot Online)