Bajrami: Konflikti izraelo-palestinez nuk është konflikt fetar

  • A.P /
  • 18 maj 2021 - 23:58
Bajrami: Konflikti izraelo-palestinez nuk është konflikt fetar

Njohës i çështjeve të Islamit, Mustafë Bajrami ka folur për konfliktin mes Izraelit e Palestinës, e cila që sa ditë ka filluar me bombardime.

Bajrami thotë se konflikti izraelo-palestinez nuk është konflikt fetar.

“Konflikti mes këtyre dy popujve, nuk ka të bëjë me fenë, edhe pse feja është e inkorpuruar si mjet që përdoret për arritjen e qëllimeve të tyre,. Konflikti nuk është konflikt fetar, po të ishte fetar, historikisht arabët me palestinezet do të duhej të ishin në luftë të vazhdueshme që nga ardhja e pejgamberit Muhamed.

Palestinezët ka mendime të ndryshe varësisht prej historianëve që i qasen çështjes, ata të cilët shkojnë në favor të promovimit të çështjes palestineze thonë se palestinezët janë aty që nga 6 mijë vjet e më parë”, tha Bajrami.

Ai thotë se me kalimin e kohës janë paraqitur hebrenjtë që përmes luftërave kanë pushtuar disa zona ku kanë qenë palestinezët.

“Me kalimin e kohës paraqitet hebrenjtë, nëpërmes luftërave dhe konflikteve i pushtojnë disa zona që kanë qenë palestinezët”, tha Bajrami.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.


(Kosova Sot Online)