Lexoni edhe:
Krejt çka deklaroi Albin Kurti pas darkës te Borrelli
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas darkës tradicionale në Bruksel me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se atmosfera ishte fer dhe se nuk kishte provokime.
Brnabiq tutje tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.
Krejt çka deklaroi Albin Kurti pas darkës te Borrelli Lexoni edhe:
“Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.
E pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabiq ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje.
Ajo tha se kjo u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.
(Kosova Sot Online)