Një person nga Mitrovica kërcënohet nga ish-dhëndri

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 10:10
Një person nga Mitrovica kërcënohet nga ish-dhëndri

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndërkaq është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 18.05.2021-23:30.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij i dyshuari  mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)