Një person mundohet ta rrëmbejë vajzën 11 vjeçe, nuk ia del dhe ik

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 12:55
Një person mundohet ta rrëmbejë vajzën 11 vjeçe, nuk ia del dhe ik

Policia në Florida të Shteteve të Bashkuara ka arrestuar një burrë të akuzuar për rrëmbim në tentativë të një vajze 11 vjeçe në një vendndalim autobusi përderisa ishte i armatosur me thikë.

Sipas policisë lokale, i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, e afroi veturën e bardhë afër vajzës, zbriti nga vetura, e kapi vajzën dhe u përpoq që me forcë ta hipte në veturë, shkruan Independent.

“Ajo luftoi e luftoi e luftoi derisa përfundimisht arriti që të çlirohet nga rrëmbyesi i saj potencial”, tha komandanti rajonal i policisë, Chip Simmons, duke e quajtur të dyshuarin kafshë dhe kriminel të rrezikshëm.

Hetuesit policorë arritën që ta arrestojnë të dyshuarin pas kërkimeve që i bënë shtëpi për shtëpi dhe pas identifikimit të veturës, ndonëse burri e kishte ngjyrosur veturën me tjetër ngjyrë në ditën e rrëmbimit në tentativë.

Simmons shtoi se në duart e të dyshuarit kishte shenja të ngjyrës së kaltër të një lloj substance të butë, të cilën vajza ishte duke e përdorur si lodër disa çaste para se të kapej me forcë.

I dyshuari ka të kaluar të pasur kriminale dhe në mesin e shkeljeve janë edhe akuzat për ngacmim apo dhunim seksual. “Kjo do të mund të përfundonte shumë më ndryshe, nëse vajza nuk do të vendoste të luftonte dhe të mos dorëzohej, kjo do të mund të përfundonte në mënyrë të tmerrshme”, tha zyrtari policor.

(Kosova Sot Online)