Diplomacia ekonomike në aksion, të joshen investimet e huaja në Kosovë

Diplomacia ekonomike në aksion, të joshen investimet e huaja në Kosovë
Diplomacia ekonomike në aksion, të joshen investimet e huaja në Kosovë

Dardan Grapci

  • 19 May 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

E vetmja mënyrë për ti tërhequr investitorët është reklamimi i Kosovës nga ambasadorët e Kosovës që gjinden në një pjesë të madhe të vendeve të Evropës dhe SHBA, gjithashtu mediumet e huaja duhet të kenë qasje në këtë reklamë, duke u reklamuar Kosova nga mediumet e huaja dhe nga ambasadorët tanë në Botë. E kam një bindje që investitorët serioz dhe korrekt do vijnë në Kosovë pa pasur frik nga korrupsioni dhe të investojnë apo të ndërtojnë diçka të tyre, ku mundë të punësohen të rinjtë dhe të rejat në vend.

Nuk mund të them që heqja e monopoleve të krijuara në Kosovë është sfidë kryesore për Qeverinë e Kosovës, ajo se çka mund të shtojë është se monopoli i krijuar me vite në Kosovë, do të jetë një problem serioz për Qeverinë e re si dhe me një mandat 4 vjeçar nuk besoj që mund të eliminohet totalisht ky problem, por shpresoj që një përqindje e madhe mundë të luftohet. Investitorët e huaj nuk duhet të kenë frikë që të investojnë në Kosovë, por gjithashtu ju bëjë apel të gjithë investitorëve që nëse dëshirojnë të investojnë, mos të përzihen në politik apo me ndonjë deputet, mos të tentojnë që duke iu dhënë harraq deputetëve të Kosovës ta hapin atë biznes, sepse në të ardhmen mund të kenë pasoja shteti dhe nga ligji anti-korrupcion.

Kosova ka nevojë për investitor serioz, por nuk duam që këta investitor ti shkelin të drejtat e punëtorëve, nuk duam që këta investitor pagat e punëtorëve ti mbajnë minimale, jo nën 350 euro. Gjithashtu këta investitor duhet ta kenë parasysh edhe sigurimin shëndetësor e pensional të punëtorëve, të jenë të gatshëm që t’ju paguaj kontributet pensionale e sigurimet shëndetësore sipas ligjit të aplikueshëm. Ndryshe Kosova nuk është Kinë, ku një punëtorë kinez punon tërë ditën për 5 euro, Kosova i ka ligjet dhe situatat e veta, ndryshe nëse këta investitor mendojnë që me pasurua në krah të punëtorëve duke mos i paguar mirë, duke iu shkelur të drejtat etj, unë them që atëherë mos të vijnë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".