Avokati i Kadri Veselit: Ai s’ka asnjë akuzë se ka kryer krim, Prokuroria po shpreson se do të dalë diçka rrugës

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 13:09
Avokati i Kadri Veselit: Ai s’ka asnjë akuzë se ka kryer krim, Prokuroria po shpreson se do të dalë diçka rrugës

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli tha në seancën e sotme paragjyqësore se klienti i tij nuk akuzohet specifikisht për asnjë krim.

Emmerson tha se Prokuroria po shpreson që do të dalë diçka gjatë procesit.

“Ai nuk ka asnjë akuzë që ka kryer ndonjë krim, që ka urdhëruar, nxitur ndonjë krim. Nuk ka asnjë çështje kundër tij. Prokuroria shpresoj se diçka do të dalë me kalimin e kohës. Me gjithë garancitë e ofruara dhe megjithëse Z.Veseli u lejua ta vizitojë babanë e tij shumë të sëmurë, por Prokruroia po vepron në mënyrë shumë jo të duhur”, tha ai.

“Këta burra të mos mbahen më në paraburgim”, theksoi Emmerson, duke shtuar se përndryshe do të shihet një rast i rrallëkur gjykata do t’i mbajë 4 burra në paraburgim ende pa filluar gjykimin, vetëm për shkak se Prokuroria s’është e përgatitur.

(Kosova Sot Online)