Albulena Haxhiu-Hykmete Bajramit: Le të jetë hera e fundit që shpif në Kuvend

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 13:17
Albulena Haxhiu-Hykmete Bajramit: Le të jetë hera e fundit që shpif në Kuvend

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ministrja e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës. Kjo pas thirrjes që i bëri Bajrami për t’i autorizuar organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e 2.1 milionë eurove.

“Unë Hykmete Bajrami po u them të gjithë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se jetojë në Prishtinë. Vi çdo herë në Kuvend, sa herë ka seancë apo Komisione Parlamentare. Nuk fshihem askund. Ministrja e Drejtësisë e cila dje tha që e kam autorizuar prokurorinë që të merret me rastin e drogës, është mirë që me e autorizu çdo organ të drejtësisë që të merret edhe me rastin  e  2.1 milionëshit dhe me rastin e Hykmete Bajramit sepse duhet me u pastru njëherë e përgjithmonë kjo çështje”, ka thënë ajo.

“Më vjen keq që nuk jeni në dijeni për përgjegjësitë që i ka ministri në raport me rastet që hetohen nga prokuroria. Nëse nuk e dinë më lejo të njoftojë që ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë që ta autrorizojë prokurorinë që të nis hetime. Ministri i Drejtësisë i autorizon autoritetet e huaja që të vijnë në Kosovë. Guardia de Finanza ka qenë në Kosovë me autorizimin tim. Uroj që kjo të jetë hera e fundit që keqinformon dhe shpif në foltoren e Kuvendit të Kosovës,”  ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)