Avokati i Thaçit ka një kërkesë specifike për Gjykatën Speciale: A bën t’i mbani seancat pasdite? Dua të fle

  • G.G /
  • 19 maj 2021 - 13:29
Avokati i Thaçit ka një kërkesë specifike për Gjykatën Speciale: A bën t’i mbani seancat pasdite? Dua të fle

Në seancën e sotme paragjyqësore, palët kanë shprehur kërkesat e tyre mbi datën e mbajtjes së seancës së radhës paragjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Prokuroria kërkoi që seanca e radhës të mbahet në qershor. Por Pierre Richard Prosper, avokat i Thaçit, e ka pasur një kërkesë më specifike mbi orarin e mbajtjes së seancës së radhës paragjyqësore. Ai kërkoi që seancat të mbahen pasdite që të mund të fle më shumë.

“Edhe ne jemi dakord që të mbahet seanca tjetër në qershor. Një kërkesë: a mund të bëhet pasdite që të mund të fle më shumë”, tha Prosper.

Gjykatësi Nicolas Guillou tha se e mirëkupton kërkesën e avokatit amerikan, por i kujtoi atij se koha duhet t’u përshtatet të gjithëve, duke përmendur se një avokat ndodhet në pjesën tjetër të planetit.

“Një avokat është në anën tjetër të planetit dhe ndoshta do të ishte e pavolitshme. E dimë që për ju është koha më e papërshtatshme”, tha gjykatësi Guillou.

(Kosova Sot Online)